Tragjike në Turqi/ Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën, 12 të tjerë mbeten të plagosur

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur rreth orës 11:46, në një fabrikë të industrisë së çelikut në pronësi të kompanisë HABAS, në zonën e Aliaga-s, në Izmir të Turqisë, ku 17 punëtorë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm.

Ngjarja ndodhi në lagjen Çakmakli, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në fabrikë. Mediat turke raportojnë se një vinç i madh industrial, i vendosur në tavanin e objektit, është shkëputur dhe ka rënë mbi linjën e gazit natyror, duke shkaktuar shpërthimin dhe më pas zjarrin.

Të lidhura

None found

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse dhe ekipe mjekësore, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë për të plagosurit.

Nga shpërthimi, 17 persona humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, vijojnë procedurat e autopsisë dhe identifikimit të viktimave. Familjarët e punëtorëve të humbur jetën po presin me ankth dhe dhimbje në Institutin e Mjekësisë Ligjore për përfundimin e procedurave.

Fabrika është filmuar edhe nga ajri, ndërsa pamjet tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi dhe zjarri.

Autoritetet turke pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për tragjedinë.


Shtuar më 10.11.2026 10:01

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş