Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet nga skela një punëtor në Pogradec


Një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rënies, punëtori ka pësuar dëmtime në kokë.

Ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të dëmtimeve të marra do të transportohet drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.