Një funeral në Palermo të Italisë është kthyer në një demonstratë masive në rrugët e qytetit, duke shkaktuar kaos, ndërprerje të aktivitetit tregtar dhe shqetësim te banorët dhe turistët.
Në qendër të ngjarjes ishte Emmanuel Rubino, 36 vjeç, i njohur për lidhjet e tij me krimin e organizuar, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sëmundjeje, ndërsa ndodhej në arrest shtëpiak. Rubino ishte dënuar me 12 vite burg për zhvatje me metoda mafioze dhe përfshirje në një sulm të armatosur ndaj biznesmenit nga Gambia, Yusupa Suso, i cili kishte refuzuar të paguante shumën e kërkuar nga grupet kriminale.
Fuochi d’artificio e mercato chiuso per lutto. #Funerali show, nel quartiere #Ballarò a #Palermo, per Emanuele #Rubino, pluri-condannato per tentato omicidio ed estorsione. Tutto sotto gli occhi attoniti dei residenti.
#Tg1 Giorgio Ruta https://t.co/Eyryu2jNdb
— Tg1 (@Tg1Rai) November 9, 2026
Të hënën, qindra persona morën pjesë në procesionin mortor, duke shoqëruar arkivolin nga lagjja Ballarò drejt qendrës historike të Palermos. Ceremonia u shoqërua me një numër të madh motoçikletash, boritë e makinave, fishekzjarre dhe bomba tymuese. Procesioni kaloi edhe në rrugën e njohur Via Maqueda, duke bllokuar për një kohë të gjatë qarkullimin dhe aktivitetin në zonë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kur tregtarët mbyllin me nxitim dyqanet dhe tezgat, ndërsa turistët dhe kalimtarët largohen nga rruga për shkak të situatës së krijuar. Sipas dëshmive të disa tregtarëve, pjesëmarrësve në procesion u ishte kërkuar të ndërprisnin aktivitetin e tyre në shenjë respekti për të ndjerin.
Një ditë para funeralit, në rrjetet sociale kishin qarkulluar mesazhe që u bënin thirrje qytetarëve të respektonin dy ditë zie. Ngjarja shkaktoi reagime të forta në politikën italiane. Senatorja e Partisë Demokratike, Enza Rado, kërkoi që institucionet të mos i lënë të pambrojtur qytetarët që kundërshtojnë ndikimin e grupeve mafioze.
November 9, in Palermo, Sicily, Italy 🇮🇹
Sometimes Sicily feels straight out of The Godfather: a Mafia boss’s funeral, a procession, shop shutters down, roaring scooters and fireworks
The mayor called it unacceptable
But it happened… https://t.co/jgsyOWIlJE
— Mambo Italiano (@mamboitaliano__) November 10, 2026
Edhe kryetari i bashkisë së Palermos, Roberto Lagalla, kërkoi sqarime për mënyrën se si ishte organizuar dhe zhvilluar procesioni mortor. “Palermo nuk mund të bëhet skenë e sjelljeve që krijojnë te qytetarët ndjesinë se nuk janë të mbrojtur”, deklaroi ai. Funerali i Emmanuel Rubinos u zhvillua në varrezat e Sant’Orsola-s, por përmasat dhe mënyra e organizimit të ceremonisë kanë rikthyer debatin mbi ndikimin e strukturave kriminale në disa prej lagjeve të Palermos.
