Nuk donte t’i linte banorët në errësirë: Angjelini, elekricisti që humbi jetën në majë të shtyllës elektrike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2026, 10:42

Angjelin Nika, 34 vjeç, është personi që humbi jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po ndërhynte për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.

I riu, i cili punonte si elektricist në zonë, mësohet se ishte thirrur jashtë orarit zyrtar nga disa banorë që kishin mbetur pa energji elektrike. Gjatë punës në një shtyllë elektrike, ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën, duke pësuar dëmtime të rënda që rezultuan fatale.

Pas ngjarjes, 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi ai mbërriti pa shenja jete.

Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje te familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Familjarët kanë bërë me dije se ceremonia mortore në nderim të Angjelin Nikës do të mbahet nesër, më 11 nëntor 2026, në orën 13:00, ku ai do të përcillet për në banesën e fundit.

Joq Albania i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Nika dhe të afërmve e miqve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit