Carlos Augusto, Calhanoglu dhe Thuram, te Interi është kohë rinovimesh Juventus dhe Luciano Spalletti vazhdojnë që të kërkojnë një qendëesulmues që të përdorë fizikun e tij dhe që të jetë një pikë referimi në zonat kundërshtare. Bardhezinjtë janë përpjekur që ta plotësojnë këtë vend, por deri tani përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme.
Aktualisht torinezët kanë në radhët e tyre Kolo Muani dhe Nick Woltemade, dy futbollistë që kanë karakteristika të ndryshme nga profili që kërkon trajneri toskan. Por edhe pse së fundmi këta dy lojtarë kanë dhënë sinjale pozitive, Spalletti është i palëkundur në pozicionin e tij. Merkatoja e janarit nuk ofron shumë e për më tepër çmimet nuk janë aq të arsyeshme.
Në orët e fundit, ka filluar të përmendet sërish emri i një dëshire të vjetër të Juventusit dhe më konkretisht të Spallettit, për të cilin u bë një tentativë në muajt e verës dhe bëhet fjalë për Alexander Sorloth. Sulmuesi norvegjez që i ka zgjidhur problemet fizike të fillimit të sezonit, e di rolin e tij te Atletico Madrid ku konkurrenca është e fortë dhe minutazhi nuk është shumë i lartë. Është e vështirë të thuhet se ai do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në janar, por përpjekjet e muajve të kaluar të Juventusit për ta sjellë atë në Torino mund të jenë një faktor i rëndësishëm në rivendosjen e kontakteve mes palëve.
Top Channel