Shpresat për një zgjidhje të afërt të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit sollën një rënie të menjëhershme të cmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse mes palëve ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare për përfundimin e luftës, investitorët duket se po vlerësojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e uljes së tensioneve dhe të një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.