Asambleja e PS-së, e parashikuar për t’u mbledhur të shtunën, do të mbahet jashtë Tiranës, në një resort në Gjirin e Lalzit, shkruan Shqiptarja.
Punimet pritet nisin në orën 10:00.
Ngjarja vjen në një moment të disa zhvillimeve politike. Së fundmi, Shqipëria mori në dorë progresraportin e Komisionit Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin dhe udhërrëfyesin.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i PS, është akuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli, se ka urdhëruar transferimin e tij në burgun e Fierit. Sipas Veliajt, përmes Toni Gogut, i janë dërguar kërkesa për të pranuar përfshirjen në protesta, dorëheqje nga bashkia dhe përfaqësimi prej Plarent Ndrecës.