Buxheti 2027/ SPAK nuk kërkon fonde shtesë: Duam staf, kemi 25 pozicione të reja
Për vitin 2027, SPAK nuk kërkon fonde shtesë, por kërkonë më shumë staf për të plotësuar kërkesat që kanë në ngarkim.
Përfaqësuesi i SPAK gjatë raportimin në komisionin “Xhafaj”, u shpreh se gjatë vitit 2020-2026 fondi për ta ka ardhur duke u rritur. Ai ka bërë edhe një analizë të shpenzimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Përfaqësuesi i prokurorisë së posaçme tha më tej se janë 25 pozicione të reja, 8 në SPAK dhe 17 në BKH që duhet të plotësohen gjatë vitit të ardhshëm.
“SPAK nuk paraqet kërkesë për fonde shtesë. Gjatë periudhës 2020-2026 buxheti është rritur si pasojë e rritjes së stafit dhe planit të buxhetit. 608% ka qenë rritja. Rritja më e ndjeshme ka qenë në vitin 2026. Kjo rritje lidhet me plotësimin e detyrave.
Shpenzimet për pagat dhe sigurimet vlera arrin në 814 mln lekë
Shpenzimet për transfertat e huaja 2 mln lekë është plotësuar
Shpenzimet kapitale arrijnë në 66% të planit vjetor.
Grant të përfituar 1 mln lekë dhe fondet janë përdorur për hetimet ndërkombëtare.
Struktura përbëhet nga 339 pozicione për SPAK dhe BKH.
119 pozicione vakante. Proceset e rekrutimit janë në vijim për trë plotësuar strukturën.
25 pozicione të reja, 8 në SPAK dhe 17 në BKH”, tha përfaqësuesi i SPAK.




