Rezultatet e dobëta çojnë në largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi kërkon trajnerin e ri
10 Nëntor 2026 |
11:01
Emiljano Cela nuk do të jetë më trajner i KF Pogradecit. Klubi liqenor njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun, pas dorëheqjes së këtij të fundit, e cila është pranuar nga drejtuesit
Mësohet nga burime brenda klubit se shkak për largimin e Celës kanë qenë rezultatet e dobëta të skuadrës, të cilat nuk kanë përmbushur objektivat e vendosura për këtë sezon.
Ndërkohë, ende nuk ka një emër zyrtar se kush do të marrë drejtimin e pankinës pogradecare. Drejtuesit e klubit po punojnë për gjetjen e trajnerit të ri, ndërsa deri në përfundimin e këtij procesi, stërvitjet dhe përgatitjet e ekipit do të vijojnë normalisht.
KF Pogradeci pritet të bëjë të ditur emrin e trajnerit të ri përmes një njoftimi zyrtar.
Lajme të Sugjeruara
UEFA propozon Arsene Wenger si kandidat për të sfiduar Infantinon në krye të FIFA-s
UEFA po e shqyrton seriozisht mundësinë që Arsene Wenger të jetë kandidati i saj për ta sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president...
Lionel Messi fiton ‘Këpucën e Artë’ të MLS për të dytin sezon radhazi
Lionel Messi është vlerësuar me çmimin “Këpuca e Artë” të MLS-së për vitin 2026, duke u bërë lojtari i parë në historinë e ligës që...
Mbappe shpallet lojtari i muajit në La Liga për tetorin
Kylian Mbappé është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në La Liga, pas paraqitjeve të mira me fanellën e Real Madridit. Sulmuesi francez...
- 10:58 BE diskuton me shoqërinë civile Raportin për Shqipërinë 2026, në fokus mjedisi, transparenca dhe shëndetësia
- 10:57 Aksidentohen rreth 50 makina në Bullgari, shkak mjegulla! 10 viktima dhe 27 të plagosur
- 10:53 Përplasen dy automjete në Gramsh, plagosen dy persona
- 10:49 Shpërthen një çantë shpine, humb jetën një pjesëtar i forcave xheniere në Spanjë! Një tjetër i plagosur
- 10:36 Çështjet që mund ta vështirësojnë përparimin në bisedimet e reja SHBA-Ukrainë-Rusi
- 10:34 Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal