Gjyqi ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-it
10/11/2026 11:22
Është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku, ose Noizy.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në orët e paradites së kësaj të marte, Bashkim Rajku është futur në GJKKO, për të dëshmuar në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.
Si dëshmitar në këtë gjyq më herët është paraqitur edhe djali i tij. Kujtojmë se dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës, e një prej tyre ishte edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt.
Top Channel