Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë në qendër të hetimeve bashkëshortin e ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në koncesionin e laboratorëve mjekësorë.
Pak javë më parë, në kuadër të verifikimeve të nisura nga organi i akuzës, autoritetet ushtruan kontroll personal dhe i sekuestruan celularin, i cili tashmë po i nënshtrohet ekspertizës digjitale për t'u analizuar në përputhje me provat e tjera të mbledhura. Kjo masë vjen pas një sërë kontrollesh të urdhëruara më herët nga prokurorja Dorina Bejko.
Koncesioni në fjalë, i dhënë në formën e Partneritetit Publik-Privat (PPP), kap vlerën e 100 MILIONË € dhe u fitua në prill të vitit 2017 nga një konsorcium i përbërë nga tri kompani: Labopharma sh.p.k (zotëruese e 41.7% të kuotave, nën shoqërinë mëmë T-MEDSS), AB Laboratory Solution B.V. (zotëruese e 33.3%, e regjistruar në Holandë dhe e lidhur me kompaninë Pegasus sh.p.k të biznesmenit Janis Karathano), Exalab France (zotëruese e 25% të koncesionit).
Dyshohet se paratë e koncesionit të Abbajbeut e Karathanos janë pastruar nga Manastirliu nëpërmjet bashkëshortit të saj.