Frika nga Irani alarmon SHBA-të, evakuohen avionët ushtarakë nga baza e dytë në Britani Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete, mes tyre kamionë dhe autobusë, janë përfshirë në një përplasje masive në autostradën Trakia.
Sipas mediave të huaja, të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalet rajonale. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat vijojnë operacionet e shpëtimit. Disa persona raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të dëmtuara.
Bulgaria, November 10, 2026 – Over 10 people died in a large-scale accident involving about 50 cars on the Trakia highway near the Bulgarian city of Yambol
Source: Bulgarian News Agency – without sound https://t.co/YigrMa0F97— Календар News (@KalendarNews) November 10, 2026
Automjetet janë përplasur në të dyja anët e autostradës, ndërsa disa prej tyre janë përmbysur ose kanë dalë nga rruga.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit do të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Tragedy in Bulgaria. 10 people have died and over 50 were injured in a series of major crashes involving around 50 vehicles on the Trakia motorway near Yambol. Dense fog caused extremely poor visibility. 😭 https://t.co/AYu4pjvqaL
— една българка (@transbulgaria) November 10, 2026
Top Channel