Mëngjesin e kësaj të marte, në juglindje të Bullgarisë, një përplasje masive në autostradën Trakia përfshiu rreth 50 automjete, përfshirë kamionë dhe autobusë.
Mediat e huaja raportojnë se të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Edhe 50 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet rajonale. Mjegulla e dendur, e cila ka kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, dyshohet si shkak i aksidentit.
Të lidhura
None found
Përplasjet kanë ndodhur në të dyja anët e autostradës. Disa automjete janë përmbysur, ndërsa të tjera kanë dalë nga rruga.
Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdojnë operacionet e shpëtimit. Sipas raportimeve, disa persona janë ende të bllokuar në automjetet e dëmtuara.
Autoritetet kanë njoftuar se hetimet për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit do të nisin pasi të përfundojnë operacionet e shpëtimit.








