Të bashkëpandehur në dosjen e Erion Veliajt, Gjykata cakton datën e shpalljes së vendimit për 11 zyrtarë e ish-zyrtarë Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të martë, 10 nëntor, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 208 lekë për litër, nga 210 që ishte, ndërsa benzina me 167 lekë për litër, nga 169 që ishte.
Sa i përket shitjes me shumicë, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 196 lekë/litër, ndërsa ai i benzinës jo më shumë se 155 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Top Channel