UEFA Nations League/ Arbitri i skandalit PSG-Bayern i besohet Shqipëri-Finlandë
João Pinheiro do të jetë kryesori i ndeshjes Shqipëri-Finlandë. Arbitri portugez do të gjykojë takimin e vlefshëm për javën e pestë të Grupi 1 të Ligës C të UEFA Nations League.
38-vjeçari në muajt e fundit i janë besuar ndeshje me mjaft peshë, por performanca e tij në fushë nuk ka qenë e denjë për rëndësinë e dueleve.
Ai ka gjykuar ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League 2025-2026 mes Bayern-it dhe PSG-së ku u kthye në protagonist me disa vendime, të cilat habitën drejtuesit e klubit bavarez.
Pinheiro ishte gjithashtu arbitri i ndeshjes mes Argjentinës dhe Zvicrës në Botërorin 2026. Në këtë ndeshje ai penalizoi formacionin helvet pasi largoi nga fusha Embolo-n kur rezultati ishte 1-1 për një simulim në mesfushë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




