Festa që shkaktoi skandal në Gjermani, Federata thërret për sqarime lojtarin e Dortmundit Vincent Kompany është lajmi më i bukur për Bayernin e Mynihut. Trajneri belg është kthyet në qendrën sportive të kampionëve të Gjermanisë pasi u shtrua në spital për meningjit, një sëmundje që e mbajti jashtë fushave të lojës që nga 23 tetori.
Kompany rinisi punën e tij mëngjesin e kësaj të marte duke shkuar në zyrën e tij, ku zhvilloi një bisedë me drejtorin sportiv të Bayernit, Christoph Freund për të ndjekur më pas rehabilitimin e futbollistëve të dëmtuar në prag të kthimit përfundimtar në pankinë.
Data që është përcaktuar për kthimin e trajnerit 40 vjeçar është 20 nëntori kur Bayerni do të luajë ndaj FC Köln.
Në këtë periudhë gjatë së cilës Kompany, përveç infeksionit, kaloi edhe problemet me shpatullën e dëmtuar gjatë rrëzimit, Bayerni i Mynihut u drejtua me sukses nga zëvendësi i tij Aaron Danks dhe Rene Maric që tani janë gati t’i rikthejnë timonin e drejtimit të skuadrës bavareze.
Top Channel