E rëndë në Dukat, dyshohet se e dhunuan bashkë me të atin, i riu futet me hanxhar në lokal dhe kërcënon të pranishmit (VIDEO)
Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri të Vlorës. Një person ka hyrë në ambientet e një lokali, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas konflikteve të mëparshme. Disa persona dyshonin se ky shtetas ishte autor i vjedhjeve të ndodhura së fundmi në zonën e Dukatit.
Sipas të njëjtave burime, personi në fjalë dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin.
Pas këtij episodi, ai është paraqitur në ambientet e lokalit me hanxhar, duke kërcënuar personat e pranishëm. Në Dukat janë raportuar kohët e fundit disa raste vjedhjesh, ndërsa kjo ngjarje ka shtuar tensionet në zonë.
/vizionplus.tv




