E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri. Në vendimin e ri, të publikuar këtë të martë, më 10 nëntor 2026, si nafta ashtu edhe benzina pësojnë një ulje prej 2 lekësh për litër, krahasuar me çmimet e përcaktuara në datën 5 nëntor.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën (gazoil) do të jetë 208 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë zbret nga 198 në 196 lekë për litër.

Edhe benzina do të shitet me çmim më të ulët. Çmimi maksimal me pakicë pësoi ulje nga 169 në 167 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë nga 157 në 155 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 10 nëntor, në orën 13:45 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë detyrimisht çmimet e përcaktuara. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.