Juventusi i femrave dhe OL Lyonnes do të përballen mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00, në javën e 4-t të fazës së grupeve të Champions League.

Të lidhura
None found
Drejtimin e kësaj ndeshjeje prestigjioze UEFA, institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, ia ka besuar arbitres kryesore shqiptare Emanuela Rusta.
Juventusi është një skuadër me traditë të gjatë në futbollin italian të femrave. Përballë tij do të jetë OL Lyonnes, rekordmene e kompeticionit me 8 tituj.







