Një aksident i rëndë zinxhir ka tronditur Bullgarinë, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje masive në autostradë, raporton euronews.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dhjetëra automjete, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë. Mjegulla e dendur dhe dukshmëria e kufizuar dyshohet se kanë ndikuar në shkaktimin e aksidentit.
Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.
Autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Numri i viktimave dhe i të plagosurve mund të ndryshojë në vijimësi.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në vend, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar në kushtet e motit të pafavorshëm.