15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, të martën nisi gjykimi në ndaj ish-partnerit të saj, Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen. Në sallën e gjyqit mungoi i akuzuari, meqë që nga viti 2011 është i paarritshëm për drejtësinë në Kosovë. Gjyqtarja, Sulltane Hoti njoftoi se policia ka bërë përpjekjet e saj për të siguruar praninë e Jasharit në gjykim.