E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtohet presioni ndaj Netanyahut, sot mblidhet parlamenti izraelit, pritet komision hetimor për 7 tetorin

Parlamenti i ri i Izraelit nis punën  këtë të martë mes një klime të tensionuar politike, ndërsa opozita, tashmë me shumicën e mandateve, synon të kufizojë ndikimin e kryeministrit në largim, Benjamin Netanyahu, përpara formimit të qeverisë së re.

Rivalit të tij politik, Gadi Eisenkot, i është besuar detyra për krijimin e shumicës së re qeverisëse. Por opozita nuk pritet të presë përfundimin e negociatave, pasi synon të shfrytëzojë fuqinë parlamentare për të ndryshuar disa prej vendimeve kryesore të qeverisë Netanyahu.

Në krye të prioriteteve është ngritja e një komisioni të pavarur hetimor për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, me qëllim zbardhjen e dështimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive politike e institucionale, përfshirë edhe rolin e Netanyahut.

Një tjetër objektiv është shfuqizimi i ligjeve që kufizuan kompetencat e Gjykatës Supreme dhe lehtësuan shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm.

Reklamë

Përplasja e parë pritet të zhvillohet edhe për drejtimin e parlamentit , ku opozita kërkon zgjedhjen e menjëhershme të një kryetari të ri, duke sfiduar aleatin e Netanyahut, Amir Ohana.

Kështu, përpara se të marrë formë qeveria e re, beteja për pushtetin në Izrael ka nisur tashmë në parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.