Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Guardia di Finanza-n italiane, Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
Demo u shpreh lufta kundër kriminalitetit, nuk duhet të matet vetëm përmes shifrave dhe statistikave, por mbi të gjitha përmes përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe sigurisë së tyre.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ai nënvizoi se krimi i organizuar është një fenomen që ndryshon vazhdimisht, duke përshtatur mënyrat e financimit dhe teknologjitë që përdor për të zhvilluar aktivitetin e tij kriminal.
“Lufta kundër krimit nuk është garë për statistika por detyrim ndaj njerëzve. Ky është standardi që duhet të matemi cdo ditë.
Krimi i organizuar ndryshon, ndryshojnë mënyrat e financimit, por edhe teknologjitë që krimi i organizuar përdor.
Bashkëpunimi duhet të zhvillohet vazhdimisht, mbi atë që ne bëjmë cdo ditë sa i takon luftës së përbashkët.
Objektivi jonë madhor si komb është integrimi në BE dhe patjetër që rruga në këtë proces mbështet në nivelin e sigurisë që Shqipëria ka, Ne nuk mund të pretendojmë që një vend mund të ketë zhvillimi të qëndrueshëm nëse nuk e ka sigurinë në nivele të tilla.
Ne duhet të jemi kontributorë në sigurinë e BE dhe Shqipëria duhet të luajë një rol në këtë proces”, shprehet ministri i Brendshëm, Ervin Demo.







