• Kontakt
Tuesday, November 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

170 milionë lekët që i prishën qetësinë Gonxhes dhe jo vetëm…

12:26 : 10/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pa u tharë ende boja e shkrimit të kolegut Gert Çarçani, ku faktet thërrisnin më fort se zhurma që ka ngritur protesta prej 6 muajsh, në skenë u shfaq Blendi Gonxhja. Jo për të hapur letrat, se në fakt nuk e di ça letrash të hapë, as për të dhënë dokumenta, se në atë ministrinë që drejton nuk ka kush ta ndihmojë, as për t’u përgjigjur me argumenta se s’ka kush t’ja shpjegojë, por me zellin për të kundërshtuar gjithçka që nuk e ka bërë vetë.

Dhe meqë në ministri s’ka specialista, por është ushtria virtuale gati, pas komandës u lëshuan, madje dhe ditën e diel: Komente. Postime. Reagime. Reels. Kundërpërgjigje. Sulme. Imagjinoni ministri kishte shkruar një status në Instagram në orën 3 të mëngjesit, në faqen zyrtare!?

Me sa duket, në ministrinë që ka në dorë sportin shqiptar, puna më urgjente është të menaxhohen komentet. Sporti mund të presë!

Lexo edhe:

“Shkoni te ‘Skënderbej’”, Gonxhja u tregon vendin protestuesve, Zhupa: Protesta nuk është festë e PS-së!

Kostoja e jetesës dhe protestat, Dervishi debat me Gonxhen: Të rinjtë nuk e përballojnë dot jetën

Por qenka një shifër që nuk po pret.

170 milionë lekë.

Kaq është shifra që ka ndezur gjithë këtë histori. Do të thoja pika që ka derdhur gotën, po 170 milionë janë shumë, sidmos në këtë sportin tonë, që bëhet me gjak dhe mbijeton me lëmoshë.

Le ta themi që në krye të herës, nuk ka asgjë personale me Gonxhen, por me rolin e ministrit që luan, sa në shumë raste nga ngatërron tekstin, në shumë të tjera personazhin dhe në pjesën më të madhe dhe pozicionin.

Dhe po e nis nga një pyetje më të thjeshta:

Pse po e djeg kaq shumë ministrin dhe jo vetëm kjo shifër?

Nëse gjithçka është në rregull, pse nuk hap letrat?

Pse nuk nxjerr kontratën?

Pse nuk nxjerr faturat?

Pse nuk tregon sa kushtoi aktiviteti?

Sa u pagua për organizimin?

Sa u pagua për shërbimet?

Sa u paguan pjesëmarrësit?

Sa u paguan ekstra nga sportistët që morën pjesë?

Ku shkuan paratë e kuotave të studentëve?

Dhe në fund si i përgjigjet mijëra komenteve për kushtet e tmerrshme ku qëndruan dhe ushqyen studentët nga e gjithë bota?

Ka zëra, se shuma që kanë paguar studentët nga e gjithë bota për pjesëmarrje dhe akomodim kap shifrën rreth 500 mijë eurove.

Janë shumë? Vërtetoni të kundërtën:

Sa ishte fija që duhej paguar?

Sa ishte numri I pjesëmarrësve?

Si janë bërë pagesat?

Dhe ku kanë shkuar këto para?

Nuk ka nevojë që ushtria virtuale të bëjë kundër komente, mjafton të kthejë përgjigje për sa më lart. Presim ne. Presin dhe sportistët elitarë, federatat, trajnerët dhe ekipet kombëtare presin, se jan mësuar të presin.

Ministria me të vetën është në krye të detyrës.

Ministri poston vetë.

Përgjigjet vetë.

Kundërpërgjigjet.

Lexon komentet.

Merret me kritikët.

Sulmon.

Reagon.

Bën reels.

Dhe, sipas asaj që shihet nga aktiviteti i tij në rrjete sociale është në nivele të mira dhe kjo është një ministri pararojë në rrjetet sociale.

Po me sportin?

Kur merret me sportin?

Jo kur poston aktivitetet që bëhen nga sporti, po sporti si institucion?

Kur punon?

Kur ulet me federatat?

Kur konsultohet me specialistët?

Kur merret me sportin elitar?

Kur mendon për fëmijët?

Kur merret me infrastrukturën?

Kur ndërton një politikë sportive?

24 orë ka dita, si i bën të gjitha këto o Gonxhe se ministrinë e ke me 3 kate: turizëm, kulturë dhe sport?

Dhe nëse ministri dhe stafi i tij kanë kohë të merren deri në orët e para të mëngjesit me kundërpërgjigje në rrjete sociale, atëherë pyetja është e pashmangshme:

Pse nuk e harxhojnë atë kohë duke hapur dokumentet e 170 milionë lekëve?

Çfarë është më e vështirë?

Të shkruash një kundërpërgjigje në Facebook apo të publikosh një faturë?

Të bësh një reel apo të tregosh një kontratë?

Të sulmosh një gazetar apo të tregosh se ku kanë shkuar paratë?

Nëse ke dokumentet, nxirri.

Nëse i ke faktet, fol me fakte.

Nëse gjithçka është e pastër, pse gjithë kjo tymnajë?

170 milionë lekë nuk janë komente në Facebook. Janë para publike. Dhe paratë publike nuk mbrohen me like. Mbrohen me dokumente.

Në fakt u bë kohë që Gonxhe ka nxjerrë si mburojë zëvendësimistrin. Nuk e di e bën se i beson apo ja kanë dhënë me urdhër. Por a e ka pyetur ndonjëherë atë çfarë po bën? Ja verifikon punët? Dhe për më tepër di gjë për këtë të Sportit Universitar ku ai ka futur të dyja duart bashkë me Besnik Veliun?

Meqë ra llafi 170 milionëshi i paska djegur shumë këtij të fundit nuk duroi as ky, por i mbajti iso postimit të ministrit, ku flet si pedagog, por me një fjalor që e kanë zili dhe në stadium dhe me kërcënime që janë për SPAK. Kishte bërë një fejton të gjatë në facebook, kundër Fideli Yllit se luftën e kanë mes tyre, por me informacionet që ja ka dhënë zëvendësminstri bashkëpunëtor. Shumë i kish djegur ajo punë e 170 milionëshit, se di pse?

Nuk do të doja ndalesha më shumë për zëvendësministrin më thënë të vërtetën, që nuk është gjë tjetër veç një produkt i pastër i patronazhimit, që paradite paguhet nga Edi Rama dhe pasdite punon për Erion Veliajn. Emrin nuk po ia përmend, për të mos ia rritur kot kreditet, se nga një mësues i zakonshëm fiskulture në Kamëz, Fidel Ylli ja bëri peshqesh sportit dhe në një kohë rekord po ngjitet në hierarkinë e administratës. Tani po bëhet edhe doktor shkencash. Kushedi çfarë shkence do të na bëjë! Ruajna Zot!

Ndoshta shumë shpejti do të kemi edhe një teori të re mbi administrimin e sportit me metoda patronazhi, sepse në Shqipëri, kur ke pushtetin e duhur, karriera ecën shumë më shpejt se kronometri.

Besoj se dhe Rama e di mirë këtë fakt se ai është katapultuar në atë pozicion nga miku i tij Fideli dhe është dorovitur nga Ogerta te Gonxhja.

Nuk dua të gjykoj as diplomën, as formimin dhe as karrierën e tij, por sporti shqiptar nuk mund të jetë një laborator karriere për askënd.

Nuk besoj se Kryeministri kontrollon aktivitetin e një ministri apo ministrie përmes numrave në rrjetet sociale, por kjo që po ndodh me sportin është ulëritëse. Një ministër që jep përgjigje në rrjete sociale në profile zyrtare dhe nuk merr mundimin të flasë me argumenta, por fshihet pas rreshtave me lexim qyqar, është një fatkeqësi e madhe.

E fundit derisa të dalin faturat për 170 milionëshin: sa para ka dhënë ministria e sportit për Lojërat e Solidaritetit Islamik të mbajtura vjet në nëntor, por për Lojëat Olimpike Dimërore në Shkurt dhe për Lojërat Mesdhetare në Gusht 2026?

Nëse Gonxhe e paska kundër Gerti Çarçanin, të gjitha presidentët e federatave po ashtu, Fidelin po e po, sportistët kundër, vetëm me zëvendësministrin dhe Sportin Universitar do ta drejtojë sportin?

Nga sot Edi Rama nuk ka pse çirret për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe punën si shtetar duke u bënë avokati i kësaj paçavurre, por ka mundësinë të bëhet njëherë burrë dhe të bëjë shembull këta njërëz që po i vënë kazmën sportit. Nëse nuk ja çon SPAK faturën 170 milionëve, Rama ka në dorë që t’ja tërheqë mirë veshin këtyre që ka në ministri.

Në realitet Edi Rama ka muaj që po përvëlohet nga duart për të shuar zjarrin e protestës, por të tijtë që ka në krye të ministrive po ia ndezin zjarret nga poshtë dhe këtë herë, rrogozi që po digjet është sporti shqiptar.

Etiketa: blendi gonxhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shkoni te ‘Skënderbej’”, Gonxhja u tregon vendin protestuesve, Zhupa: Protesta nuk është festë e PS-së!

17:54 : 05/11/2026
AKTUALITET

Kostoja e jetesës dhe protestat, Dervishi debat me Gonxhen: Të rinjtë nuk e përballojnë dot jetën

22:50 : 22/10/2026
AKTUALITET

Skandali i radhës i Gonxhes që nuk çeli kurrë

13:13 : 13/09/2026
AKTUALITET

Endri Haxhiu, krahu i djathtë i Gonxhes, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez

14:04 : 19/08/2026
AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Zhupa: Ministria e Kulturës financime pa transparencë, mungon përgjegjësia institucionale

14:02 : 18/08/2026
AKTUALITET

Sulmoi protestuesit, gazetari ‘thumbon’ ministrin Gonxhja: Nëse janë kaq pak, pse ju shqetësojnë?

19:15 : 16/08/2026

TË GJITHA

170 milionë lekët që i prishën qetësinë Gonxhes dhe jo vetëm…

12:26 : 10/11/2026

Akuzohet për vrasje, arrestohet shqiptari në kufirin Francë-Spanjë

12:20 : 10/11/2026

Vasili vendos tri kushte për Reformën Zgjedhore: Ndryshimi i sistemit është domosdoshmëri

12:04 : 10/11/2026

Shqipëria vijon të shuhet, bien lindjet

12:03 : 10/11/2026

Vlorë/ E akuzonin për vjedhje, një person futet me thikë në lokal dhe kërcënon klientët

11:44 : 10/11/2026

Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:40 : 10/11/2026

Skënder Hita: Do godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët

11:30 : 10/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com