Trajneri Spalletti mbetet vetëm me një grusht lojtarësh, 11 futbollistë “braktisin” skuadrën

10 Nëntor 2026
12:25
Telesport
back button

Juventus po përjeton largimin e një grupi të madh lojtarësh. 11 futbollistë bardhezinj kanë lënë qendrën stërvitore Continassa për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Tre lojtarë do të përfaqësojnë Italinë: Vicario dhe Gatti janë thirrur nga trajneri Roberto Mancini, ndërsa Ekhator do t’i bashkohet kombëtares U-21 nën drejtimin e trajnerit Baldini.

Përveç tyre, disa lojtarë të tjerë do të nisen drejt kombëtareve të tyre përkatëse: Alajbegovic (Bosnjë), Cabal dhe Lucumì (Kolumbi), Celik (Turqi), Koopmeiners (Holandë), McKennie (SHBA), Sarr (Senegal) dhe Zhegrova (Kosovë).

Ndërkohë, grumbullimi i Pierre Kalulu me Francën është anuluar për shkak të një dëmtimi muskulor. Lojtari ndodhet ende në Torino, ku do të nisë një periudhë rehabilitimi.

Trajneri Luciano Spalletti do të vijojë përgatitjet me një grup të vogël lojtarësh në dispozicion deri në mesjavën e ardhshme, çka do ta pengojë ndjeshëm në seancat stërvitore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit