E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Buxheti 2027 parashikon për herë të parë financimin e PET-scan, Spahiu: Do përfitojnë 2500 pacientë. Ja sa do jetë fondi për Onkologjikun

Për herë të parë, buxheti i vitit 2027 parashikon financimin e PET-scan në sektorin publik, me një fond prej 250 milionë lekësh për rreth 2 500 pacientë.

Ministrja Klodiana Spahiu, prezantoi në Komisionin e Ekonomisë buxhetin për ministrinë e Shëndetësisë me vlerë 89,7 miliardë lekë, nga 86,5 miliardë në vitin 2026.

Fjala e Spahiut

Në këtë drejtim, viti 2027 shënon dy zhvillime të rëndësishme, të shumëkërkuara nga ky komision ndër vite. Doja të theksoja që është bërë punë shumë e mirë nga i gjithë ekipi.

Reklamë

Së pari, zhvillimin e Institutit Kombëtar Onkologjik, për të cilin parashikohet një financim prej rreth 2 miliardë lekësh dhe trajtimi i rreth 6,200 pacientëve.

Synimi është krijimi i një modeli të integruar të trajtimit të pacientëve me kancer, ku diagnostikimi, trajtimi multidisiplinar, kujdesi klinik dhe kërkimi shkencor të funksionojnë në mënyrë të koordinuar.

Fokusi i Institutit Kombëtar Onkologjik (IKO) do të jetë zhvillimi dhe konsolidimi i një sistemi kombëtar onkologjik të integruar, modern dhe të standardizuar, përmes bashkëpunimit strategjik me Institutin Kombëtar të Tumoreve (INT) të Milanos. IKO synon të shërbejë si një strukturë qendrore për koordinimin dhe zhvillimin e shërbimeve onkologjike në Shqipëri, duke mbështetur harmonizimin e protokolleve dhe standardeve klinike me praktikat më të mira ndërkombëtare, forcimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe terapeutike, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe ngritjen e Qendrës së Provave Klinike pranë QSUT-së.

Së dyti, për herë të parë parashikohet financimi i shërbimit PET-CT pranë QSUT-së në sistemin publik, me një fond prej 250 milionë lekësh për rreth 2,500 pacientë.

Ky shërbim është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët onkologjikë, pasi ndihmon në përcaktimin e shtrirjes së sëmundjes, vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit dhe orientimin e vendimmarrjes klinike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.