Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident masiv rrugor në Bullgarinë juglindore.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Jambol dhe dyshohet se shkak ishte shikueshmëria e vështirë në rrugë prej mjegullës së dendur.
Përplasja përfshiu rreth 50 automjete dhe kamionë, që u përmbysën dhe u bllokuan në të dyja anët e autostradës.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ku disa persona mbetën të bllokuar brenda mjeteve.










