Chivu përlotet gjatë rrëfimit: Babai im nuk jeton më, por unë vazhdoj të flas me të

10 Nëntor 2026
13:16
Alfred Lleshi
back button

“Shpresoja ta përfundoja me falënderime dhe jo me lot në sy. Edhe sot, në moshën 46-vjeçare, vazhdoj të flas me babanë tim, megjithëse ai nuk jeton më. Ende flas me të”, – u shpreh me emocion Cristian Chivu në skenën e “Teatro Regio” të Parmës, ku mori çmimin “Sport Civiltà”.

Trajneri i Interit foli edhe për krizën e futbollit italian dhe mungesën e Italisë në tri Botërorët e fundit: “Ka shumë arsye pse Italia nuk ka marrë pjesë në tri Kupat e fundit të Botës, por ende nuk kemi gjetur zgjidhjen.

Në futbollin e moshave flitet shumë për taktikën. Trajnerët janë nën presion, sepse rezultatet përcaktojnë pozicionin e tyre. Disa harrojnë se duhet të jenë edhe edukatorë.

Brezat e rinj janë ndryshe nga ne. Duhet të gjejmë mënyrën e duhur për t’i motivuar. Britmat dhe fyerjet mund të funksiononin dikur, por sot jo. Duhet më shumë durim, shpjegim dhe pasion. Nuk mjaftojnë ëndrrat dhe ambicia; duhet të besosh në atë që bën. Nuk duhet të harrojmë t’u përcjellim vlerat. Nuk mjafton vetëm taktika”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit