Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë
Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, dhe Jamarbër Malltezin për t’i marrë në pyetje në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka.
Sipas informacioneve, të dy janë ftuar të paraqiten në SPAK më 12 nëntor, në orën 10:00, ku do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve.
Kjo lëvizje e prokurorisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila nuk pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Gjoka dhe vendosi kthimin e dosjes për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Kallëzimi ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, ku pretendohet se nuk është pasqyruar një dënim i marrë në Greqi.
Irena Gjoka është gjyqtarja e posaçme që ka firmosur vendimet për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë të pandehur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët në Dukat, disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin (VIDEO)
Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne
- 13:14 Von der Leyen: BE financim emergjent prej 10 mln eurosh për Bullgarinë për operacionet e kërkim-shpëtimit në Detin e Zi
- 13:05 Kurti shoqërohet nga bashkëshortja gjatë vizitës në Paris, fotografohen para Kullës Eiffel
- 12:47 Zëri origjinal i Bambit, ndërron jetë Donnie Dunagan! Humb betejën me kancerin
- 12:45 Kanadaja rivendos sanksionet ndaj 11 subjekteve iraniane për shkak të programit bërthamor dhe raketor
- 12:38 Anëtarësimi me 15 vite provë dhe rrezik pezullimin e votës për vendet kandidate të BE-së, Mal i Zi përballet me kushtet
- 12:36 Macron dhe Brigitte ngrenë padi të re kundër podkasteres amerikane për pretendimet rreth identitetit të saj gjinor