Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bën gjithçka që duhet për ta apeluar

10 Nëntor 2026 | 14:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se në momentin që s’je i kënaqur me vendimin, duhet të bësh gjithë punën që duhet për ta apeluar vendimin.

Një nga të pranishmit në panel e pyeti Kurtin se si mund të ndihmojë një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Hagë dhe perceptimin e qytetarëve në Kosovë.

“Pyetja ime është: siç e theksoi me të drejtë edhe Kryeministri, ligji duhet të jetë mbi politikën. Prandaj, do të doja të dija se si mund të ndihmojë edhe një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Hagë dhe perceptimin e publikut në Kosovë, por edhe në përgjithësi?” u pyet Kurti.

Pas kësaj, Kurti paralajmëroi se do të përgjigjej vetëm me një fjali, duke u fokusuar te mundësia e ankimimit ndaj një aktgjykimi me të cilin pala nuk është e kënaqur.

“Vetëm një fjali sa i përket drejtësisë ndërkombëtare: nëse nuk jeni të kënaqur me aktgjykimin, bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për të paraqitur apel dhe mos ndaloni kurrë së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, u përgjigj Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti shoqërohet nga bashkëshortja gjatë vizitës në Paris, fotografohen para Kullës Eiffel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë vizitës në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e...
13:05 | 10/11/2026

Nga Banjska te rrugët e kontrabandës, kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?

Baltë, terren i paasfaltuar dhe vështirë i kalueshëm, mes pyjeve. Kështu duket një nga rrugët alternative në veri të Kosovës, përmes së cilës mund të...
08:18 | 10/11/2026

Letra nga Berlini për Shiroka Pulën, Steinmeier ka një mesazh për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së...
17:10 | 09/11/2026