Tuesday / November 10 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Banka Botërore: Shqipëria ka 10 importues për çdo eksportues, raporti më i lartë në Ballkan

Share Share Icon

Shqipëria ka mesatarisht dhjetë kompani importuese për çdo kompani eksportuese, raporti më i lartë ndër pesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Banka Botërore.

Diferenca është dukshëm më e madhe se në Serbi, ku për çdo eksportues ka vetëm 1.5 importues, ndërsa në Maqedoninë e Veriut raporti është tre me një, në Kosovë katër me një dhe në Malin e Zi pesë me një.

Të dhënat publikohen në raportin e Bankës Botërore të tetorit 2026, “Nga hyrja në treg te mbijetesa: Logjistika tregtare dhe performanca e eksporteve në Ballkanin Perëndimor”, i cili analizon strukturën e tregtisë së jashtme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Megjithëse importuesit janë më të shumtë se eksportuesit, numri i kompanive eksportuese është rritur vazhdimisht në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në raport.

Sipas Bankës Botërore, kompanitë që merren vetëm me importe përbëjnë mesatarisht rreth 90% të subjekteve që marrin pjesë në tregtinë ndërkombëtare në Shqipëri, krahasuar me 79% në Malin e Zi, 77% në Kosovë, 65% në Maqedoninë e Veriut dhe 45% në Serbi.

Në të kundërt, kompanitë që merren vetëm me eksport përfaqësojnë më pak se 10% të subjekteve tregtare në shumicën e vendeve të analizuara, me përjashtim të Serbisë, ku pesha e tyre arrin mesatarisht në 21%.

Banka Botërore vëren se Kosova ka regjistruar zgjerimin më të shpejtë të numrit të eksportuesve, me një rritje më shumë se trefish krahasuar me vitin bazë, veçanërisht pas vitit 2015. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje më modeste, prej rreth 15–30% gjatë periudhave përkatëse të analizës.

Dallimet shfaqen edhe në vlerën mesatare të aktivitetit tregtar. Në Shqipëri, një kompani eksportuese realizoi mesatarisht 1.04 milionë dollarë eksporte në vitin 2023, ndërsa një kompani importuese regjistroi mesatarisht 150 mijë dollarë importe.

“Vlera mesatare vjetore e tregtisë së eksportuesve në Shqipëri është pothuajse tetë herë më e lartë se ajo e importuesve”, thekson Banka Botërore, duke iu referuar mesatares së periudhës së analizuar.

Raporti evidenton gjithashtu rolin e kompanive që kryejnë njëkohësisht importe dhe eksporte. Megjithëse përfaqësojnë një pjesë relativisht të vogël të subjekteve tregtare, ato realizojnë mesatarisht 95% të vlerës së eksporteve në rajon.

Sipas Bankës Botërore, pesha e këtyre kompanive në vlerën e eksporteve luhatet ndërmjet 90% dhe 99%, ndërsa pjesëmarrja e tyre është rritur veçanërisht në Serbi dhe Kosovë. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pesha e tyre në numrin e subjekteve tregtare ka mbetur relativisht e qëndrueshme. Studimi mbështetet në të dhënat doganore të viteve 2017–2023 për Shqipërinë, me periudha të ndryshme referimi për ekonomitë e tjera./ N.Maho

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Raporti i kredive me probleme ulet përsëri, arrin nivelin më të ulët në gati 19 vjet

Raporti i kredive me probleme ra më tej për muajin shtator. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues shënoi nivelin 3.59%, nga 3.66% ...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Ulen me 2 lekë për litër çmimet e naftës dhe benzinës

Çmimet e naftës dhe benzinës janë ulur me 2 lekë për litër, sipas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës. Çmimi maksimal i shitjes me pak...

2 hours më parë 1 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!