U rikthye në kombëtare pas 2 vitesh, Zaniolo lë grumbullimin e Italisë për arsye personale Raphinha tashmë ndodhet në Singapor, ku kombëtarja braziliane do të luajë dy ndeshje miqësore me Japoninë dhe vetë Singaporin. Për sulmuesin e Barcelonës do të ketë një tjetër udhëtim prej 22 mijë km me kombëtaren e tij.
Por te katalanasit shqetësimi për këto transferta ishte i madh pasi ekziston frika se mod Raphinha pëson një tjetër dëmtim. Kështu drejtuesit e klubit spanjoll hynë në kontakt me Konfederatën Braziliane të Futbollit(CBF) për menaxhimin e minutave të aktivizimit të sulmuesit. Sipas medias braziliane, Seleçao do të tregojë kujdes me pjesëmarrjen e Raphinhas këto dite
Sipas mediave braziliane, kombëtarja do të tregojë kujdes të veçantë me aktivizimin e Raphinhas gjatë këtyre ditëve. Barcelona ka kërkuar që sulmuesi të menaxhohet me kujdes dhe të mos ngarkohet me shumë minuta në fushë, një kërkesë që Carlo Ancelotti pritet ta marrë parasysh. Aq më tepër që bëhet fjalë për dy ndeshje miqësore. Sulmuesi i Barcelonës, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës katalanase me 19 gola dhe i La Ligës me 15 gola, ishte kthyer i dëmtuar edhe nga grumbullimi i mëparshëm me kombëtaren.
Në fakt, Raphinha i mbylli mes dhimbjesh 3 ndeshjet e fundit me Brazilin; u dëmtua në ndeshjen e muajit mars ndaj Francës dhe për shkak të problemeve muskulare ai nuk luajti në çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Atletico Madrid; po kështu edhe Botërorin e mbylli me shqetësime, edhe pse ato nuk e penguan të luajë ndeshjet e tij me Barcelonën; në tetor u kthye përpara kohe nga Australia ku Seleçao luajti ndeshjet e tij për shkak të shqetësimeve muskulare, kishte një edemë në këmbën e djathtë që e mbajti atë jashtë fushave për ndeshjen me Getafen dhe Galatasaray.
Top Channel