Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zero Roaming me BE/ Komisioni Europian hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë

    Buxheti për arsimin, ministrja Kumbaro në komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

    Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Buxheti për arsimin, ministrja Kumbaro në komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar
    Ekonomi

    Buxheti për arsimin, ministrja Kumbaro në komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

    November 10, 2026

    Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin po shqyrtohet buxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, ndërsa fondet e sektorit të arsimit në tërësi, arrijnë në 93,7 miliardë lekë.

    “Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më parë. Nëse e shohim sektorin e arsimit në tërësi, me grantin specifik për bashkitë dhe të ardhurat e vetë universiteteve publike, por edhe arsimin profesional i cili është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, apo akademitë e veçanta, shkollen e Magjistratures, etj,fondet dedikuar sektorit të arsimit arrijnë në 93,7 miliardë lekë, rreth 1,03 miliardë euro dhe parashikimi është që deri në vitin 2029 sektori të kalojë për herë të parë pragun e 100 miliardë lekëve. Totali i vitit 2027 është 3,8 miliard lekë më shumë se buxheti fillestar i 2026-s”, tha ministrja Kumbaro duke përmendur se të pestë programet buxhetore përfitojnë një rritje të ndjeshme.

    Duke folur për arsimin parauniversitar, i cili do të financohet me 1 miliardë lekë më shumë, ministrja Kumbaro theksoi vëmendjen në mbështetjen dhe planin social dhe duke përmendur rritjen e investimeve në programin “Pas Shkolle” .

    “Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe, nga rreth 4000 nxënës të kësaj kategorie që kanë qenë në vitin 2024-2025.

    Më nismat e gjithëpërfshirjes, sigurohet po ashtu regjistrimi i fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin bazë: çdo vit mbështeten 2.100 fëmijë në kopshte dhe 9.800 nxënës në shkolla 9-vjeçare.

    Synohet punësimi i 150 punonjësve të rinj të shërbimit psiko-social për vitin 2027, sipas planit të Ministrisë kundër dhunës, për mirëqenien e nxënësve në shkolla.

    Sigurohen tekste falas për mbi 215 mijë nxënës në vitin 2027 dhe për 235 mijë nxënës nga viti 2028, me rreth 12 milion euro në vit.Vijon politika e transportit falas për 38 mijë nxënës dhe rreth 17 mijë mësues, me 13 milion euro në vit. Këtu bëhet fjalë për ata që banojnë larg shkollave ku duhet të mësojnë apo punojnë.

    Bursat për fëmijët nga familjet në nevojë do të indeksohen me normën vjetore të inflacionit, duke filluar nga viti 2027. Përfituesit rriten nga 4.000 në vitin 2027 në 4.375 në vitin 2029.

    Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha ministrja.

    Duke folur për investimet në infrastrukturë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi:

    “Në infrastrukturë, gjatë periudhes 2024–2026 Ministria ka financuar ndërtimin ose rikonstruksionin e 120 objekteve arsimore, shkolla e kopshte me mjediset e tyre sportive, në të gjitha qarqet. Për 2027–2029 planifikojmë rreth 120 të tjera, me rreth 88 milionë euro!
    Vetëm në 2027 vijojnë të financohen 54 projekte, 40 shkolla e kopshte në arsimin bazë dhe 14 shkolla të mesme, me rreth 2,2 miliard lekë, nga ana tjetër, një fond prej rreth 700 milion lekësh hap rrugën për rreth 40 projekte të reja, thirrja për të cilat është shpallur që në vitin 2026, që ato të jenë gati për financim në fillim të vitit buxhetor.

    Të gjithë shkollat e rehabilituara , përfshirë klasat Smart dhe Liceu Francez i Korçës do të pajisenme mobiljet e nevojshme, me një fond qe arrin në 980 milion lekë për periudhën 2027-2029.Dhe përsa i përket Liceut Francez të Korçës, ka nisur puna edhe për ndërtimin e kampusit të ri, krahas atij ekzistues, me një projekt të FSHZH, me një financim prej rreth 6 milionë euro, ku do të përfshihen jo vetëm klasat, por edhe laboratorët, mensa etj.”

    Për sa i përket sigurimit të cilësisë, Ministrja Kumbaro përmendi punën për trajnimin e 20.000-22.000 mësuesve përmes Programit Kombëtar të Zhvillimit të mësuesve, si dhe atë për përditësimin e kurrikulave në gjithë arsimin parauniversitar.

    arsimin buxheti kumbaro ministrja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zero Roaming me BE/ Komisioni Europian hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë

    November 10, 2026

    Buxheti për arsimin, ministrja Kumbaro në komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

    November 10, 2026

    Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

    November 10, 2026

    Raportimi në Kuvend/ SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.