Dhjetë elektricistë kanë humbur jetën në harkun kohor të tetë muajve në Shqipëri. Rasti i fundit tragjik u regjistrua mbrëmjen e së hënës në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku viktima e radhës ishte elektricisti 34 vjeçar, Angjelin Nika. Nika ra në kontakt me rrymën teksa po riparonte një defekt që kishte lënë pa energji një pjesë të banorëve të fshatit Bardhaj. OSHEE thotë se ai ishte jashtë orarit të punës.