Gjykata e Posaçme refuzoi 22 kërkesa paraprake të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së të martës së dosjes “Sterilizimi”.
Çështja lidhet me procedurën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në sistemin shëndetësor.
Mes kërkesave të refuzuara ishte edhe ajo për pushim të çështjes dhe pavlefshmëri të disa prej akteve të dosjes, përfshi kërkesën për gjykim dhe akt-ekspertime.
Ndërkohë gjykata nuk u shpreh për një kërkesë të mëhershme të Beqajt për dërgim të çështjes për kontroll në Kushtetuese, për të cilën do të shprehet në seancat e ardhshme.
Seanca e radhës u shty për më 2 dhjetor, për t’i dhënë kohë mbrojtjes të njihet me vendimin e ndërmjetëm dhe për të vlerësuar nëse kanë kërkesa të tjera













