Tuesday / November 10 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

Boarding Bridge: Ura drejt arsimit parauniversitar elitar zviceran për familjet shqiptare

Share Share Icon

Intervistë me Drejtuesin e BOARDING BRIDGE Erion Kosovrasti

 

Shkollat private ndërkombëtare të arsimit parauniversitar në Zvicër po tërheqin interesin e familjeve që kërkojnë një formim akademik dhe personal të nivelit të lartë për fëmijët e tyre. Përmes këshillimit individual dhe takimeve të drejtpërdrejta me institucionet arsimore, Boarding Bridge synon të lehtësojë këtë rrugëtim, duke lidhur nxënësit me shkollat që përputhen më mirë me profilin dhe objektivat e tyre.

Boarding Bridge është një kompani e specializuar në këshillimin dhe orientimin e familjeve që synojnë arsimimin e fëmijëve në shkolla private ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, veçanërisht në Zvicër. Këto institucione ofrojnë programe mësimore për nxënës të moshave shkollore, kryesisht në ciklin e mesëm dhe të lartë, si dhe mundësi akomodimi në konvikt (boarding).

Përmes një qasjeje individuale, Boarding Bridge asiston prindërit dhe nxënësit në njohjen me institucionet arsimore, përzgjedhjen e shkollës së përshtatshme dhe procesin e aplikimit. Kjo zgjedhje shkon përtej një vendimi të zakonshëm shkollor, pasi lidhet me formimin akademik, zhvillimin personal, pavarësinë dhe krijimin e mundësive të reja për të ardhmen e të rinjve.

Një nga iniciativat përmes së cilave kompania ndërton ura komunikimi mes familjeve dhe institucioneve arsimore është organizimi i takimeve të drejtpërdrejta me shkollat prestigjioze zvicerane. Më 27 tetor, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, u zhvillua edicioni i dytë i Boarding Bridge, nën tematikën “The Matterhorn of Swiss Boarding Schools”, ku morën pjesë përfaqësues nga 11 institucione të njohura të arsimit ndërkombëtar.

Në vijim, drejtuesit e Boarding Bridge flasin për zhvillimin e aktivitetit, interesin e familjeve shqiptare për arsimin zviceran, procesin e përzgjedhjes së shkollave dhe planet për zgjerimin e aktivitetit në tregjet ndërkombëtare.

Çfarë e bëri të veçantë edicionin e dytë të Boarding Bridge, të zhvilluar më 27 tetor në Pallatin e Brigadave?

Ajo që vitin e kaluar e nisëm si një takim me tre shkolla, këtë vit u shndërrua në një aktivitet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 11 prej institucioneve më prestigjioze zvicerane të arsimit ndërkombëtar, të cilët erdhën në Tiranë për t’u takuar drejtpërdrejt me familjet shqiptare.

Pjesëmarrja e tyre ishte një tregues i rëndësisë që po merr ky komunikim dhe i interesit në rritje të familjeve për të njohur më nga afër mundësitë që ofron arsimi parauniversitar ndërkombëtar në Zvicër.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 11 shkolla private ndërkombëtare zvicerane të arsimit parauniversitar, të cilat ofrojnë programe mësimore për nxënës të moshave shkollore, kryesisht në ciklin e mesëm dhe të lartë, si dhe mundësi akomodimi në konvikt (boarding). Këto institucione prezantuan programet akademike, kurrikulat ndërkombëtare dhe mundësitë e studimit për familjet shqiptare: Aiglon College, Brillantmont International School, Collège Alpin Beau Soleil, Collège Champittet, Collège du Léman, Institut auf dem Rosenberg, Institut Montana, Le Régent International School, Leysin American School, Lyceum Alpinum Zuoz dhe St. George’s International School.

Takimet u krijuan mundësi familjeve të njiheshin me filozofinë arsimore të secilit institucion, programet akademike, kriteret e pranimit dhe mundësitë e zhvillimit që ofrojnë këto shkolla.

 

Pse zgjodhët pikërisht tematikën “The Matterhorn of Swiss Boarding Schools”?

Matterhorn është një nga majat më ikonike të Alpeve dhe një simbol i Zvicrës. Ne e zgjodhëm këtë simbol për të përcjellë idenë e ekselencës dhe standardeve të larta që përfaqësojnë këto institucione arsimore.

Ashtu si Matterhorn-i spikat për veçantinë e tij, edhe këto 11 shkolla përfaqësojnë nivele të larta të arsimit ndërkombëtar, ku disiplina akademike kombinohet me formimin e karakterit, zhvillimin e pavarësisë dhe përgatitjen për një të ardhme globale.

Përveç eventit të 27 tetorit, cilat kanë qenë zhvillimet e tjera të rëndësishme të Boarding Bridge?

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte takimi i organizuar më 25 shtator në Tiranë me përfaqësues të Institut Le Rosey, një prej institucioneve më të njohura të arsimit parauniversitar me konvikt në Zvicër.

Ky ishte një takim më privat dhe i dedikuar familjeve shqiptare të interesuara për procesin e regjistrimit dhe mundësitë që ofron ky institucion.

Ne besojmë se takimet e personalizuara janë një mënyrë e rëndësishme për t’u dhënë familjeve informacion më të detajuar dhe për t’i ndihmuar të marrin vendime të informuara për të ardhmen arsimore të fëmijëve të tyre.

Pse Zvicra po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e familjeve që kërkojnë arsim ndërkombëtar për fëmijët e tyre?

Prindërit sot po mendojnë gjithnjë e më shumë për të ardhmen afatgjatë të fëmijëve. Ata kërkojnë jo vetëm një arsimim cilësor, por edhe një mjedis që zhvillon aftësitë sociale, pavarësinë, përgjegjësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me një botë gjithnjë e më ndërkombëtare.

Zvicra ofron një kombinim të rëndësishëm të traditës akademike, mjedisit shumëgjuhësh, sigurisë, diversitetit kulturor dhe mundësive për krijimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Shkollat private me konvikt i kushtojnë rëndësi jo vetëm rezultateve akademike, por edhe aktiviteteve jashtëshkollore, sportit, artit dhe zhvillimit të personalitetit. Në varësi të institucionit, nxënësit mund të ndjekin programe të ndryshme ndërkombëtare, të cilat i përgatisin për vazhdimin e studimeve universitare në vende dhe institucione të ndryshme të botës.

Si funksionon procesi i përzgjedhjes së shkollës dhe çfarë roli luan Boarding Bridge në këtë drejtim?

Nuk ekziston një model i vetëm që i përshtatet çdo nxënësi. Çdo fëmijë ka karakteristikat, interesat, aftësitë dhe objektivat e tij, ndaj edhe përzgjedhja e shkollës duhet të jetë një proces individual.

Pas më shumë se 13 vitesh përvojë, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë njohjes së nevojave të familjes dhe profilit të nxënësit. Mbi këtë bazë, identifikojmë institucionet që përputhen më mirë me pritshmëritë dhe synimet e tyre.

Roli ynë është të jemi një urë lidhëse mes familjeve dhe shkollave, duke i asistuar në procesin e informimit, këshillimit, aplikimit dhe komunikimit me institucionet përkatëse.

Cili është avantazhi i bashkëpunimit me Boarding Bridge për familjet që synojnë shkollat prestigjioze zvicerane?

Një nga elementet më të rëndësishme të punës sonë është ndërtimi i një marrëdhënieje besimi me familjet. Privatësia, korrektësia dhe përkushtimi janë parime që udhëheqin çdo bashkëpunim.

Ne i shoqërojmë familjet në të gjitha fazat e këtij procesi, nga këshillimi fillestar dhe identifikimi i shkollës së përshtatshme, deri te aplikimi dhe vizitat e drejtpërdrejta në institucionet arsimore në Zvicër.

Gjithashtu, aktiviteti ynë po merr një dimension më ndërkombëtar. Përveç Shqipërisë, së fundmi kemi zhvilluar dy aktivitete private në New York dhe Boston, me familje amerikane të interesuara për mundësitë e arsimit elitar zviceran. Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e aktivitetit tonë përtej tregut shqiptar.

Cili është vizioni juaj për të ardhmen e nxënësve që ndjekin këtë rrugëtim?

Synimi ynë është që përmes këtij modeli arsimimi, fëmijët të përfitojnë jo vetëm një edukim të nivelit të lartë, por edhe aftësi që do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës.

Përveç formimit akademik, rëndësi të veçantë kanë ndërtimi i karakterit, pavarësia, përgjegjësia, aftësitë e komunikimit dhe krijimi i një rrjeti ndërkombëtar miqësish e kontaktesh.

Ne besojmë se investimi në arsim është një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e një fëmije dhe synojmë të jemi një partner i besueshëm për familjet në çdo fazë të këtij rrugëtimi.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

NOA Energy Trade, një histori rritjeje nga Shqipëria drejt tregjeve europiane

Me 27 miliardë lekë të ardhura në vitin 2025 dhe e renditur për të dytin vit radhazi mes dhjetë kompanive më të mëdha në Shqipëri, NOA Energy Trade...

7 days më parë 7 Min Lexim

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja e 4iG, investitorit të One Albania, me SpaceX sjell komunikimin satelitor më pranë tregut shqiptar dhe atij rajonal në industrinë celul...

Oct 14, 2026 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!