Granit Xhaka lë pas emra të mëdhenj të futbollit, “The Guardian” e shpall më të mirin me numrin 34

Mesfushori shqiptar i Sunderlandit dhe kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka marrë një vlerësim të veçantë nga prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Gazeta e njohur e ka renditur Xhakën si futbollistin më të mirë që ka mbajtur fanellën me numrin 34, në një përzgjedhje të lojtarëve më të spikatur në historinë e futbollit sipas numrave të fanellave.

Në këtë renditje, mesfushori me prejardhje shqiptare ka lënë pas edhe emra të njohur, mes tyre ish-futbollistin holandez Nigel de Jong.

Për Xhakën, numri 34 nuk është thjesht një numër në fanellë, por mbart një histori personale që nga hapat e parë të karrierës së tij.

Gjithçka nisi në periudhën kur ai stërvitej në akademinë e Baselit. Autobusi që përdorte për të shkuar në stërvitje mbante numrin 34, të cilin futbollisti vendosi ta kthente në simbol të karrierës së tij.

Që atëherë, Xhaka i ka qëndruar besnik këtij numri gjatë aventurave të tij te Baseli, Borussia Mönchengladbach, Arsenali dhe Bayer Leverkuseni.

Pas transferimit nga Leverkuseni te Sunderlandi për rreth 15 milionë euro, mesfushori është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës angleze.

Aktualisht, Xhaka po përballet me një dëmtim, por rëndësia e tij mbetet e madhe si për Sunderlandin, ashtu edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika