Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

10 Nëntor 2026 | 15:19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Stephen B. Nix, drejtor i lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, punën e Kuvendit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar.

Temë e diskutimit kanë qenë edhe prioritetet legjislative, mbikëqyrja parlamentare dhe rëndësia e dialogut e bashkëpunimit ndërmjet grupeve parlamentare.

Po ashtu, sipas Haxhiut, janë shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, sfidat rajonale dhe rëndësinë e stabilitetit e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.

Në fund, Haxhiu ka falënderuar Nix për takimin dhe ka vlerësuar kontributin e IRI-së ndër vite në zhvillimin e demokracisë në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërpritet seanca fillestare ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit 15 vite më parë

Seanca fillestare gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vjetësh, u ndërpre më 10 nëntor në Gjykatën Themelore në...
14:47 | 10/11/2026

Tre emra, një post! Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së

Edhe pse zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës pritet të mbahen në nëntor të vitit 2027, gara për drejtimin e partisë ka nisur...
14:23 | 10/11/2026

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bën gjithçka që duhet për ta apeluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale....
14:04 | 10/11/2026