Eisenkot: Synoj formimin e qeverisë së re në Izrael, sa më shpejt të jetë e mundur

10 Nëntor 2026 | 15:31

Gandhi Eisenkot është zotuar të formojë qeverinë e re të Izraelit sa më shpejt të jetë e mundur, duke synuar të marrë drejtimin e vendit pas largimit nga pushteti të qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Deklarata e tij u bë pak para seancës hapëse të parlamentit izraelit (Knesset), ku u zhvillua ceremonia e betimit të deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit.

“Jam i përkushtuar për të formuar një qeveri të emergjencës kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Eisenkot, ish-gjeneral i ushtrisë izraelite.

Parlamenti i ri nis punën në një klimë të ndryshuar politike, pasi zgjedhjet i kanë hequr shumicën parlamentare kryeministrit në largim Benjamin Netanyahu dhe aleatëve të tij.

Opozita e udhëhequr nga Eisenkot ndodhet tashmë në një pozicion më të favorshëm politik, ndërsa përballet me disa çështje të rëndësishme në axhendën e saj. Një prej prioriteteve kryesore është krijimi i një komisioni hetimor për të shqyrtuar sulmet e 7 tetorit dhe përgjegjësitë e mundshme të qeverisë së Netanyahut për dështimet që i paraprinë tyre.

Në Knessetin me 120 vende, blloku i Benjamin Netanyahut disponon 53 mandate. Megjithatë, pozita e tij është dobësuar më tej pasi shtatë deputetët e partisë United Torah Judaism (JUT) janë distancuar nga koalicioni i kryeministrit në largim.

Ndërkohë, Gandhi Eisenkot dhe aleatët e tij kanë siguruar 48 vende, por mund të kërkojnë mbështetjen parlamentare të fraksioneve politike arabe të Izraelit, të cilat kanë fituar gjithsej 19 mandate.

Formimi i qeverisë së re pritet të jetë një proces vendimtar për të ardhmen politike të Izraelit, në një periudhë të shënuar nga tensione të brendshme dhe sfida të rëndësishme të sigurisë kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy takohet me udhëheqësit nordikë, Danimarka premton 643 mln euro ndihmë ushtarake

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy zhvilloi bisedime për sigurinë me udhëheqësit nordikë në Kopenhagen të martën, ndërsa Danimarka zbuloi një paketë të re ndihme ushtarake për...
13:56 | 10/11/2026

E pazakontë! Dy kandidatët morën nga 671 vota, zgjedhja e kryetarit të bashkisë në Peru vendoset me hedhjen e monedhës

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Peru u përcaktuan nga hedhja e një monedhe, pasi dy kandidatë morën saktësisht të njëjtin numër votash, duke i lënë...
13:33 | 10/11/2026

Von der Leyen: BE financim emergjent prej 10 mln eurosh për Bullgarinë për operacionet e kërkim-shpëtimit në Detin e Zi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të martën një financim emergjent prej 10 milionë eurosh për Bullgarinë, për të forcuar operacionet e...
13:14 | 10/11/2026