Jashari pret zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është takuar me kolonel Zoltan Vekerdi, zëvendësdrejtor i Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake.

Kolonel Vekerdi udhëheq një grup prej dhjetë ushtarakësh të kësaj qendre që po qëndrojnë në Kosovë për të kryer validimin e dy ekipeve ROLE 1 të FSK-së.

Të lidhura

None found

Në takim, Jashari e falënderoi Vekerdin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e pandërprerë. Ai vlerësoi gjithashtu ndihmesën e qendrës në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së.

FSK-ja njoftoi se bisedimet u përqendruan te bashkëpunimi mes profesionistëve, ndarja e përvojave dhe zbatimi i standardeve të NATO-s në mjekësinë ushtarake.

Palët trajtuan edhe qëndrueshmërinë operacionale mjekësore, rivalidimin e ekipeve ROLE 1, përfshirjen e FSK-së në aktivitetet e qendrës dhe pjesëmarrjen e saj në ushtrimin fushor “Vigorous Warrior 28” (VW28).

Përmes validimit synohet të shqyrtohen dhe të zhvillohen më tej aftësitë operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së, duke forcuar ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë e tyre sipas standardeve të NATO-s.


Shtuar më 10.11.2026 15:37

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş