‘PS s’e ka si qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor’, Ndoja: Bëjnë propagandë, s’e kanë konsensusin e PD

15:38, 10/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për Partinë Demokratike, mazhoranca socialiste nuk e ka pasur si objektiv, ndryshimin e sistemit zgjedhor.

I ftuar në intervistën e mesditës në Syri Tv, deputeti i PD, Arjan Ndoja tha se që në hapjen e punimeve të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, u shpreh se vullneti i PS është që ta artikulojë atë si propagandë, dhe jo si qëllim.

Sipas Ndojës, PS fut propagandë e narrativë se Partia Demokratike nuk e do reformën zgjedhore, ndërsa vetë socialistët nuk e kanë si qëllim ndryshimin e sistemin zgjedhor.

Për Ndojën, njëjtë siç imponuan me forcën e kartonëve reformën administrative-territoriale, të njëjtën gjë duan të bëjnë edhe me Zgjedhoren.

Hapja e punimeve të komisioneve dje, thotë se PS s’e ka pasur në objektivin e tij të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Ai tregon vullnetin e PS se ne po e artikulojmë si propagandë por s’e kemi si qëllim ta ndryshojmë, disa modalitet teknike që s’ka të bëjë me PD e partitë e vogla.

Futi në rend dite, si derivat i qëllimit të tyre reformën territoriale sipas matematikës së pastër elektorale. Meqë kemi ndryshuar ligjin që iu shit si propagandë. Këtë reformën e mëparshme me forcën e kartonëve duan ta imponojnë edhe për zgjedhoren.

PS fut propagandë e narrativë se PD s’e fo reformën, Gjiknuri e tha vetë se s’kishin qëllim për ta ndryshuar sistemin. Ligji për territorialen, për të dalë te formula e kodit zgjedhor për numrin e këshilltarëve bashkiakë, e kthen në propagandë që PD s’bën asgjë. E para s’është reformë, e thotë GJK e OSBE-ODIHR që krijon konsensus dhe palët kanë të drejtën e vetos.

Ne këkrojmë reformë të plotë, u japim mundësi partive të vogla që të bëhen faktor duke mbledhur votat e shpërndara. Sistemi aktual nuk lejon koalicionin paszgjedhor. 6300 vota në Tiranë PS merr deputet, Alimehemeti me 18 mijë vota nuk futet në Kuvend për shkak të shpërndarjes së votave të partive të vogla. Me këtë formulë të PD, realizohet ideja e kërkesave të aktorëve politikë dhe sheshit. Të dalë kandidati më i mirë, rrit pjesëmarrësen e votuesve, PD në kërkesën e vet ka ide dhe konsistencë.

Ata bëjnë presion për mekanizma politik për të mbajt elektoralin që ka rënë ndjeshëm. PD po tejkalon mundësitë e veta duke iu shtrirë dorën aktorëve e faktorëve opozitarë, qoftë përmes formulës së kodit zgjedhor deri te kandidatët për zgjedhjet vendore. PD e ka tejkaluar fazën e bashkëpunimit me partitë e vogla.

PD e ka konfirmuar farsën zgjedhore, me gjithë këto skandale, qëndron në pushtet me lobingje ndërkombëtare, PD e çoi drejt asimilimit.

PD ka 3 detyra, të mos humbë lidhjet me elektoratin, së dyti duhet që të bëjë bashkimin e frontit opozitar. Së treti, PD duhet të punojë me faktorin ndërkombëtar për shkeljet e mazhorancës, me propagandën e reformës zgjedhore. Ata s’e kanë qëllim ndryshim e sistemit, s’e kanë konsensusin tonë për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco