De Bruyne drejt rikthimit shokues në Ligën Premier te klubi ku askush nuk e priste

Evertoni ka bërë një lëvizje befasuese për transferimin e ish-mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, sipas raportimeve nga Italia.
Fituesi i gjashtë titujve të Ligës Premier u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar Napolit në verën e vitit 2025, por në periudha të gjata ka pasur vështirësi te klubi italian.
Tani, sipas mediave italiane, Evertoni po shqyrton mundësinë e rikthimit të belgut në Ligën Premier, ndërsa tashmë ka nisur kontaktet për transferimin e tij.
Sipas CalcioMercato, Evertoni ka shfaqur interesim të madh për De Bruyne dhe “tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit”.

Raporti thekson se klubi anglez po vlerëson mundësitë reale të realizimit të marrëveshjes, por Napoli duhet të bindet për ta lënë të largohet mesfushorin belg.
De Bruyne ka regjistruar 15 kontribute në gola në 36 paraqitje për skuadrën nga Serie A, ku gjashtë prej tyre i ka realizuar këtë sezon.
Në fundjavë, Napoli barazoi 1-1 me Lazion, ndërsa belgu shpërdoroi një mundësi të pastër në një situatë një kundër një, që mund t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij.
Si rrjedhojë, De Bruyne u zëvendësua para përfundimit të ndeshjes.
Sezonin e kaluar, 35-vjeçari kishte pasur tensione me trajnerin e atëhershëm, Antonio Conte.
Tani, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ish-ylli i Manchester Cityt po gëzon një marrëdhënie më të mirë me trajnerin e ri të Napolit, megjithëse tensionet për të vazhdojnë në aspekte të tjera.
De Bruyne aktualisht është 43 asistime larg Ryan Giggsit, i cili mban rekordin historik për më së shumti asistime në Ligën Premier./Telegrafi/











































