Një tjetër dëshmi e historisë dhe arkitekturës tradicionale të Shkodrës po shkon drejt rrënimit.
Kalimi i viteve po merr me vete jo vetëm një ndërtesë karakteristike, por edhe gjurmë të kujtesës, traditës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit. Kjo është shtëpia e familjes Kraja në Shkodër, e ndërtuar në …shekullin e 18-të dhe e shpallur monument kulture i kategorisë së parë.
Sot, banesa është e pabanuar dhe në gjendje të rëndë. Afresket, tavanet e punuara, dyert, dritaret, sergjitë dhe trapazani, elemente që dëshmojnë mjeshtërinë e arkitekturës shkodrane, po degradojnë dita-ditës.
Afrim Kraja, pasardhës i familjes dhe pronar i kësaj banese, kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të shpëtuar objektin nga shembja. Ai kërkon restaurimin e tij nga shteti, ose në të kundërt, rishikimin e statusit monument kulture.
Si kjo shtëpi qe mbart historinë dhe traditën e Shkodrës, janë edhe shtëpi te tjera dhe zona muzeale e gjuhadolit qe dita ditës po degradojnë./TCH
