Në masa të rrepta sigurie Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po zhvillon seancën e radhës ndaj portugezit, Ruben Saraiva, i dënuar përjetë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Avokati i Saraivës, Kujtim Cakrani, pretendoi në seancë se vendimi ndaj klientit të tij nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedurial pasi ai nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën amtare të tij.
“Provat e administruara nuk krijojnë një bindje se Ruben Saraiva është personi i maskuar që qëlloi. Ne e kuptojmë dhimbjen e familjarëve por garancitë kushtetuese në gjykim duhet të garantohen”, tha avokati.
Sipas mbrojtësit, Ruben Saraiva është mik i Edmond Haxhisë, por miqësia nuk është provë për fajësinë.
Vetë i pandehuri Saraiva kërkoi gjykatës transparencë.
“Jam dënuar me burgijm të përjetshëm. Mendoja që do merrja te gjitha aktet e përkthyera dhe jo vetëm vendimin. Pyetja ime ishte: si qytetar i huaj i kujt është detyrimi të më paraqiten aktet të përkthyera? Përgjigja ishte e njëjta nga te gjithë, përgjegjësia është e prokurorisë dhe gjykatës së shkallë ose Apelit. Jam para jush totalisht i papërgatitur dhe i verbër për çfarë ka ndodhur para hetimit dhe gjykimit. Kërkoj transkriptet e seancave gjyqësore të mëparshme. Për shembull, çfarë ka thënë dëshmitari . Pse ndërkohë përkthyesi po flet asnjë nuk e pret përkthyesin të mbarojë. Kjo ndodhte në seancë. Pyetjet që bënte prokurorja jua kërkoj te ngadalësohet është se dua të di çfarë ka ngelur pa u përkthyer. Tani qe jemi në apel, shpresoj të jeni neutralë dhe të drejtë. Është shumë e qartë se përveç medias dhe gjatë procedimit penal unë jam përcaktuar si person i fajshëm”, është shprehur Saraiva.










