Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të Policisë, ku kërkoi angazhim maksimal për përmirësimin e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndjekjen e konflikteve. Ai vuri theksin te shtimi i pranisë policore në shkolla, parandalimi i konflikteve mes nxënësve, goditja e narkotikëve, trafiqeve dhe krimit ekonomik, si dhe kapja e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë.
“Rritjen e cilësisë së informacioneve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale; Përmirësimin e imazhit të Policisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve përmes iniciativave konkrete; Komunikimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve me qytetarët; Forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet DVP-ve, DVKM-ve dhe strukturave të tjera, për reagim në kohë reale; Përqendrimin e punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore; Rritjen e hetimeve proaktive dhe goditjen e krimeve në të gjitha fushat, përfshirë narkotikët, trafiqet dhe krimin ekonomik; Angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve për garantimin e sigurisë në shkolla, rritjen e pranisë policore dhe parandalimin e konflikteve ndërmjet nxënësve, në bashkëpunim me stafet arsimore, oficerët e sigurisë dhe prindërit”, tha ai.
Hita kërkoi gjithashtu trajtim me përparësi të rasteve të dhunës në familje dhe forcim të bashkëpunimit mes strukturave policore. Ai paralajmëroi se ecuria e drejtuesve në detyrë do të varet nga rezultatet konkrete të arritura.
“Angazhimin e drejtpërdrejtë të drejtuesve për garantimin e sigurisë në shkolla, rritjen e pranisë policore dhe parandalimin e konflikteve ndërmjet nxënësve, në bashkëpunim me stafet arsimore, oficerët e sigurisë dhe prindërit; Trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe ndjekjen me përgjegjësi të çdo problematike; Intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe operacionale kundër armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacion dhe hetime cilësore”.

