Deputetja e PD-së Albana Vokshi, e ftuar në emisionin Minuta e parë deklaroi ndër të tjera se kryeministri Edi Rama ka ngritur një shtet mediatik.

Vokshi theksoi se kur një media e sulmon Edi Ramën, ai e sulmon.

Ajo theksoi se kryeministri kështu veproi edhe me News24, kur kjo media e kritikonte. Për Vokshin, Rama nuk pranon dot kritikën dhe do mediat të jenë altoparlant i asaj që dëshiron qeveria.

Albana Vokshi: Kemi bërë kallëzime pa fund për Edi Ramën. Kemi bërë dhjetëra kallëzime për zyrtarë pranë tij. Është skandaloze që Rama nuk është thirrur qoftë për një çështje të vetme. Kemi bërë mbi 50 kallëzime për krime elektorale. Opozita po persekutohet e burgosur. Mediat dhe shoqëria civile kontrollohen. Nëse nuk kontrollohen, iu ndodh ajo që i ndodhi News24.

Ne e kemi ngritur zërin edhe në Parlamentin Europian për sulmin ndaj News24 dhe ju e dini mjaft mirë. Nuk ka ndarje të shtetit nga partia dhe nga krimi. Qëllimi ynë final është që të bëjmë një Shqipëri ndryshe dhe mos kemi një narko-ekonomi e një narko-parlament e narko-institucione. Duhet qeveri kujdestare, njësoj si në RMV. Edi Rama duhet të ikë, sepse me të nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb