Vendosni fjalën kyçe....

HEC-et në Mirditë, Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën për pushimin e çështjes


Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes që lidhet me ndërtimin e katër hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës, duke i hapur rrugë vijimit të hetimeve.

Vendimi vjen pas një tjetër përpjekjeje për pushimin e çështjes në vitin 2020 dhe një procesi të gjatë përplasjesh mes institucioneve.

Çështja është vënë në lëvizje pas padisë së banorëve të Kaçinarit, të cilët pretendojnë se ndërtimi dhe funksionimi i hidrocentraleve po dëmton pronat e tyre dhe burimet ujore të zonës.

Pas vendimit të gjykatës, Prokuroria pritet të vijojë hetimet për institucionet shtetërore që kanë dhënë lejet për kompaninë “Shpërdhaza-Energji”, me administrator Fatjon Hoxhën.

Hetimi synon të shqyrtojë rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me dhënien e lejeve për katër hidrocentralet, ndërsa pretendimet për dëmtimin e pronave dhe burimeve ujore mbeten në qendër të çështjes.