Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit

10 Nëntor 2026 | 17:10

Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por kostoja e këtij shërbimi dhe barra fiskale mbi operatorët rrezikojnë të bëhen edhe më të rënda.

Kështu është shprehur Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën e drejtuar Kuvendit me një paketë kërkesash për lehtësira fiskale, në kuadër të diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027.

Operatorët kundërshtojnë rritjen e propozuar të TVSH-së nga 20 në 21% dhe kërkojnë që transporti publik të përfitojë një normë të reduktuar prej 6% duke e konsideruar atë shërbim bazë për familjet.

“ Duke marrë parasysh rritjen e kostove të karburantit dhe të shpenzimeve të jetesës, Shoqata vlerëson se çdo rritje shtesë e barrës fiskale mbi transportin publik duhet të analizohet në raport me ndikimin te qytetarët dhe aftësinë financiare të operatorëve.” shkruhet në letrën e shoqatës.

Përveç uljes së TVSH-së, shoqata kërkon përjashtimin e autobusëve të licencuar nga taksa e re vjetore e qarkullimit si dhe përjashtimin nga akciza të karburantit të përdorur për transportin publik ose krijimin e një skeme rimbursimi.

Argumenti i operatorëve është se ndërsa kostot e karburantit, pagave dhe mirëmbajtjes rriten ata nuk mund të ndryshojnë në mënyrë të njëanshme çmimin e biletës dhe abonimit. Për këtë arsye kërkojnë nga Kuvendi një seancë dëgjimore dhe analizë të posaçme të efekteve që paketa fiskale e vitit të ardhshëm mund të ketë mbi sektorin dhe qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

Çmimet e konsumit në Shqipëri vijojnë të rriten. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin tetor arriti në 3.4%, nga 2.3% që ishte në...
16:55 | 09/11/2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

Mbi 920 milionë euro është paketa financiare që Shqipëria pritet të përfitojë nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Deri në maj...
18:42 | 08/11/2026

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet

Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik...
11:24 | 06/11/2026