E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U aksidentua një ditë më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ndërron jetë në spital 64-vjeçari

Drejtuesi i motorit, i cili u aksidentua ditën e djeshme në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra ndërsa ka humbur jetën.

Paraditen e sotme në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë është regjistruar një aksident rrugor.

Përplasja e automjetit dhe motoçikletës ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë, Dropull. Automjeti i drejtuar nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, u përplas me një motomjet që drejtohej nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht trajtimit, 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Policia bëri të ditur se ndaj drejtuesit 35-vjeçar të automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.