Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 120 shtete
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është shtet i pavarur, gjatë një bashkëbisedimi që pati me studentët e Paris School of International Affairs (PSIA) të hënën pasdite.
Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se ky proces duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiqit, të cilin e cilësoi si arkitektin kryesor të sulmit ku mbeti i vrarë togeri Afrim Bunjaku.
“Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete”, ka thënë Kurti para studentëve.
Ai shtoi se Serbia duhet ta braktisë fushatën kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë, sipas tij, instrumentalizimin e kundërshtimit të Rusisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Pas afro 15 vjetësh në pushtet, Aleksandar Vuçiqi pësoi humbje në zgjedhjet e fundit përballë Listës Studentore. Megjithatë, nga kjo listë ende nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.
Kurti foli edhe për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke thënë se zgjerimi ka marrë urgjencë të re pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Sipas tij, kjo urgjencë nuk duhet të krijojë një Evropë ku disa vende mirëpriten, ndërsa të tjerat mbeten në një rrugë të paqartë drejt integrimit.Si çështje të tretë, Kurti përmendi njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së dhe katër shtete anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
“Çështja e tretë, e ndërlidhur ngushtë me dialogun me Serbinë, është njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë. Besojmë se ato duhet ta kuptojnë se rrethanat në të cilat lindi vendi ynë, represioni, spastrimi etnik dhe gjenocidi që përjetoi populli ynë, nuk mund të barazohen thjesht me lëvizjet separatiste me të cilat nganjëherë bëhen paralele”, u shpreh ai. Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur.
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për dhunën ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në Zveçan
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar
Ndërpritet seanca fillestare ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit 15 vite më parë
- 17:38 Zelenskyy kërkon një përfaqësues të vetëm të Evropës në negociatat me Rusinë dhe SHBA-në
- 17:36 “Ankth, stres dhe pagjumësi”, OBSH paralajmëron për pasojat psikologjike të ndryshimeve klimatike
- 17:29 Studimi i Universitetit të Kembrixhit: Ulja e ndotjes së ajrit mund të shpëtojë mbi 9 milionë jetë çdo vit
- 17:26 “742 lindje më shumë se vdekje”, INSTAT: Tirana kryeson për shtesën natyrore të popullsisë
- 17:13 Mbi 3 dekada në kushte të vështira, 90 familje kërkojnë ndërhyrje në Kabinat e Plazhit të Vjetër në Vlorë
- 17:10 Paketa Fiskale 2027, transporti publik kërkon përjashtim nga taksa e qarkullimit